
Kreu i PD-së Berisha ka paralajmëruar nisjen e protestave mbarëkombëtare kundër qeverisë Rama.
Në fjalën e tij në foltoren e përjavshme para kryeministrisë, në Ditën e Rinisë, kryedemokrati dhe se kreu i qeverisë është armiku më i egër i shqiptarëve.
Berisha tha se ai është kapur në vjedhje bashkë me ministrat e tij, të cilët po i mbron dhe se do marrë ndëshkimin e duhur nga qytetarët.
“Edi Rama vjen në këtë 8 dhjetor si armiku më i egër i kombit shqiptar, si përzënësi i vetëm i tyre. Të rinjtë kanë zgjedhur largimin dhe vetëm largimin nga Shqipëria. Të gjitha këto janë kushtrim të përballemi me këtë të keqe të madhe, të përballemi për të ardhmen tonë, për familjet tona, për fëmijët dhe fëmijët e fëmijëve tanë. Ky është borxhi ynë, detyrimi ynë, dhe ne do e bëjmë. Edi Rama ka mbushur kupën dhe meriton çdo ndëshkim për ato që i ka bërë kombit. Tani që është kapur duke vjedhur qindra miliona, përpiqet me çdo kusht të mbrojë veten dhe ministrat e tij.
Ju ftoj të përgatitemi të nisim protestat e fuqishme, me të cilat ne do u rikthejmë shqiptarëve të ardhmen, nderin dhe dinjitetin që meritojnë. Nderim studentëve liberatorë, Azem Hajdarit, rroftë Shqipëria.”