
Kryeministri Benjamin Netanyahu deklaroi se nuk do të tërhiqet nga jeta politike nëse merr një falje nga presidenti Isaac Herzog. Këtë e tha gjatë një përgjigjeje ndaj gazetarëve dhe iu drejtua Kancelarit gjerman Friedrich Merz, duke shtuar se “janë të shqetësuar për të ardhmen time”, përcjell YNetNews.
Ai gjithashtu komentoi për çështjen e shtetit palestinez, duke thënë se “qëllimi i krijimit të një shteti palestinez është shkatërrimi i shtetit hebre. Ata kishin një shtet në Gaza dhe u përpoqën të shkatërronin Izraelin prej tij”.
Gjatë takimit në Jeruzalem me Kancelarin gjerman, Netanyahu shtoi se “nëse punojmë së bashku me Gjermaninë, do të kontribuojmë për të gjithë botën dhe Lindjen e Mesme. Ka mundësi për paqe. Ashti iranian është goditur rëndë. Do ta diskutoj këtë më Trump më vonë këtë muaj dhe do të vendosim fundin e rolit të Hamas në Gaza. Jemi afër përfundimit të fazës së parë dhe presim të kalojmë shpejt në fazën e dytë. Do të arrijmë çarmatimin e Hamas dhe demilitarizimin e Gazës”.