
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar një reagim të gjatë në rrjetet sociale, ku ngre shqetësimin për mënyrën se si po trajtohet çështja e detit me Greqinë, duke akuzuar qeverinë për mungesë transparence dhe veprime të cilat, sipas tij, “rrezikojnë interesat sovrane të Shqipërisë”.
Meta e cilëson çështjen e detit si “interes kombëtar”, duke theksuar se gjatë 13 viteve ka qenë i detyruar ta ndjekë nga pozicionet e tij të larta shtetërore, nga Ministri i Jashtëm në vitin 2009 deri si President i Republikës deri në korrik 2022.
“Akti i fundit zyrtar që kam bërë si President ishte informimi nominal i çdo deputeti të Kuvendit për ecurinë e kësaj çështjeje gjatë pesë viteve të mandatit tim,” shkruan Meta, duke theksuar se synimi ishte transparenca dhe ndërgjegjësimi institucional.
Meta kujton se Gjykata Kushtetuese, pas ankimit të Partisë Socialiste, ka vendosur parimet dhe rregullat e negociimit, ndërsa ai vetë thotë se ka bashkëpunuar me qeverinë në përputhje me këto detyrime, duke autorizuar ngritjen e grupit negociator. Por, sipas tij, në vitin 2018 pala greke kërkoi të operohej me “vullnet politik”, përtej kompetencave të grupit.
Meta pretendon se dakordësia me kryeministrin Rama për të avancuar procesin “nuk u shoqërua kurrë me një kërkesë zyrtare për autorizim” nga qeveria, ndërsa komunikimi institucional u ndërpre.
Meta ngre shqetësime edhe për dakordësinë e 20 tetorit 2020 mes Ramës dhe Dendias, për t’iu drejtuar Hagës për të gjithë çështjen, duke theksuar se një vendim i tillë “është jashtë kompetencave kushtetuese të Kryeministrit”.
Ai argumenton se, nëse çështja shkon në Hagë në tërësi, atëherë marrëveshjet e vitit 2018 bëhen “nul”, duke rrezikuar edhe njohjen e vijës së drejtë bazë të Shqipërisë dhe një sipërfaqe prej 40 km². “E vetmja mënyrë që Greqia të rrëzojë vijën e drejtë bazë është një vendim gjykate,” shkruan Meta, duke shtuar se Athina nuk ka mundur ta kundërshtojë në rrugë diplomatike.
Në mbyllje, Meta i bën thirrje qeverisë:“Ju lutem, mos e trajtoni çështjen e detit si tokat e Gjipesë ose tender sekret, sepse nuk do të ketë më mundësi korrigjimi.”
Reagimi i Ilir Metës:
𝐂̧𝐄̈𝐒𝐇𝐓𝐉𝐀 𝐄 𝐃𝐄𝐓𝐈𝐓 𝐒𝐈 𝐈𝐍𝐓𝐄𝐑𝐄𝐒 𝐊𝐎𝐌𝐁𝐄̈𝐓𝐀𝐑, 𝐉𝐎 𝐒𝐈 𝐓𝐄𝐍𝐃𝐄𝐑 𝐒𝐄𝐊𝐑𝐄𝐓
Çështja e Detit është jo vetëm shumë herë më e “thellë” se vetë Deti Jon, por edhe aq e shëmtuar fatkeqësisht, në kontrast të plotë me bukurinë përrallore të Jonit.
Këtë çështje, për shkak të detyrave shtetërore, kam qenë i detyruar ta ndjek për gati 13 vjet, prej funksioneve të larta, nga Ministër i Jashtëm në shtator 2009 e si President i Republikës deri në korrik 2022.
Akti i fundit zyrtar që kam bërë si President i Republikës, ishte informimi zyrtar nominal i çdo deputeti të Kuvendit lidhur me ecurinë e kësaj çështjeje gjatë pesë viteve që unë shërbeva si President i Republikës.
Ky akt synonte, jo vetëm realizimin e një transparence, por edhe ndërgjegjësimin për rëndësinë e vëmendjes që kërkonte kjo çështje tejet e koklavitur, por kurrë prej meje.
Dihet se falë ankimit të Partisë Socialiste, Gjykata Kushtetuese u investua duke nxjerrë një vendim të posaçëm kushtetues si udhërrëfyesi i vetëm për parimet dhe rrugët e negocimit deri në përcaktimin në detaje të rolit të çdo institucioni shtetëror.
Në respekt të këtyre detyrimeve kushtetuese, kam bashkëpunuar me Qeverinë, duke dhënë edhe autorizimin për krijimin e grupit negociator.
Por çuditërisht, në vitin 2018, pala greke kërkoi të operohej në bazë të vullnetit politik, çfarë nuk ishte kompetencë e grupit negociator.
Në këto rrethana të reja, si President i Republikës pres në takim Kryeministrin Rama për të ecur drejt zgjidhjes së kësaj çështjeje, e cila tani kishte vetëm një rrugë, autorizimin e Kryeministrit për drejtimin e negociatave.
Për mua kjo ishte plotësisht e logjikshme, duke patur në konsideratë se Kryeministri ishte edhe bartës i vullnetit të shumicës në Kuvend, roli i të cilit ishte dhe mbetet i pashmangshëm në çdo marrëveshje të tillë.
Por dakordësia e këtij takimi jo vetëm që nuk u shoqërua kurrë me një kërkesë për autorizim nga Kryeministri dhe Qeveria, por përkundrazi, u shoqërua me një ndërprerje të njëanshme të komunikimit institucional për këtë çështje, për të vazhduar më tej me dizinformacione ndaj palës greke sikur Presidenti i Republikës bllokonte procesin, aq sa Z. Avramopulos u habit pas takimit me mua për dy histori krejt të ndryshme që dëgjonte për të njëjtën çështje.
Jo vetëm kaq, por Qeveria vazhdonte sjelljet e saj jotransparente dhe Kryeministri, si shejtan-budalla, bënte edhe deklarata publike për këtë çështje, të cilat mund të rëndonin pozitën e shtetit shqiptar në gjykatat ndërkombëtare.
Aq shumë ishte helmuar pala greke me dizinformacione sa Ministri i Jashtëm atë kohë, Z. Dendias, në Maj 2022, pasi i refuzoi Ministres së Jashtme modifikimin e dakordësisë së 20 Tetorit 2020 që kishte arritur me Kryeministrin Rama, deklaroi se puna për mbylljen e Marrëveshjes së Detit do të fillonte sapo në zyrë të hynte Presidenti i ri i Shqipërisë (pra të ikte Meta).
Sot që unë po shkruaj këto rradhë kanë kaluar tre vjet e gjysmë që nuk jam në zyrën e Presidentit, por jam në një “zyrë” të re edhe për shkak të (mos) Marrëveshjes së Detit.
Meqenëse këtu në “zyrën” e re, u informova nga mediat shqiptare, të cilat ishin informuar nga mediat dhe autoritetet greke, për vizitën e afërme të Ministres së Jashtme të vendit tonë, ku theksohej se temë kryesore do të ishte edhe Çështja e Detit, vetëm në interes të suksesit të kësaj vizite, por edhe mbrojtjes konstruktive e legjitime të interesave sovrane të Shqipërisë, do të doja të ndriçoheshin sa të ishte e mundur disa pyetje dhe disa çështje jetike, për të cilat nuk flitet askund.
Në 20 tetor 2020, Rama-Dendias ranë dakord të shkojnë në Hagë për Detin, si dhe të shkojnë për gjithë çështjen, duke bërë kështu NUL negociatat dhe dakordësitë e vitit 2018.
Kur u mor vendimi nga Kryeministri, nuk kishte dhe ende nuk ka (në dijeninë time) grup negociator.
Pas autorizimit duhet të ngrihet Grupi Negociator për hartimin e Marrëveshjes Speciale të ratifikuar nga dy vendet dhe që i paraqitet Gjykatës Ndërkombëtare.
Kjo Marrëveshje përmban pyetjet për gjykatën, që zakonisht kërkon zgjidhjet për mosdakordësitë.
𝐕𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐊𝐫𝐲𝐞𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐭 𝐑𝐚𝐦𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐤𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐇𝐚𝐠𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ g𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞̈ 𝐜̧𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐣𝐚𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐤𝐨𝐦𝐩𝐞𝐭𝐞𝐧𝐜𝐚𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐢𝐣 𝐤𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐮𝐞𝐬𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐠𝐫𝐢𝐭𝐣𝐚 𝐞 𝐠𝐫𝐮𝐩𝐢𝐭 𝐬𝐨𝐭 𝐧𝐞̈𝐧𝐤𝐮𝐩𝐭𝐨𝐧 𝐥𝐞𝐠𝐣𝐢𝐭𝐢𝐦𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐢𝐣 (𝐟𝐚𝐤𝐭𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐫).
Çfarë u arrit në vitin 2018 sipas dijenisë time?
U reflektuan vendimet e Gjykatës Kushtetuese:
Titulli i Marrëveshjes, parimi i delimitimit, me distanca të barabarta dhe korrektuar për Equitenë, u hoq neni 2 i Marrëveshjes, u vlerësua kufiri në Gjirin e Ftelias.
𝐏𝐞̈𝐫𝐯𝐞𝐜̧ 𝐤𝐞̈𝐭𝐲𝐫𝐞, 𝐆𝐫𝐞𝐪𝐢𝐚 𝐧𝐣𝐨𝐡𝐮 𝐯𝐢𝐣𝐞̈𝐧 𝐞 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞̈ 𝐛𝐚𝐳𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐦𝐞 𝐞𝐟𝐞𝐤𝐭 𝟒𝟎 𝐤𝐦² 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐢 𝐛𝐚𝐳𝐞̈ 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐨𝐫𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞𝐤𝐬𝐭 𝐮 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐬𝐡𝐢 𝐏𝐫𝐨𝐭𝐨𝐤𝐨𝐥𝐥𝐢 𝐢 𝐅𝐢𝐫𝐞𝐧𝐜𝐞𝐬 𝐢 𝟏𝟗𝟐𝟓 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐮𝐟𝐢𝐣𝐭𝐞̈ 𝐭𝐨𝐤𝐞̈𝐬𝐨𝐫𝐞̈.
U dakordësua teksti i Marrëveshjes, vija me distanca të barabarta, si dhe parimi i Equitesë për shkëmbinjtë në detin territorial dhe ishujt në Shelfin Kontinental dhe ZEE.
𝐂̧𝐟𝐚𝐫𝐞̈ 𝐧𝐝𝐨𝐝𝐡 𝐧𝐞̈𝐬𝐞 𝐬𝐡𝐤𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞̈ 𝐜̧𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐇𝐚𝐠𝐞̈?
𝐃𝐚𝐤𝐨𝐫𝐝𝐞̈𝐬𝐢𝐭𝐞̈ 𝐞 𝟐𝟎𝟏𝟖 𝐛𝐞̈𝐡𝐞𝐧 𝐍𝐔𝐋 𝐝𝐡𝐞 𝐞 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞̈ 𝐜̧𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐣𝐚 𝐤𝐨𝐧𝐬𝐢𝐝𝐞𝐫𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐦𝐨𝐬𝐫𝐚𝐤𝐨𝐫𝐝𝐞̈𝐬𝐢.
𝐁𝐢𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐬𝐡𝐢𝐫𝐣𝐚 𝐞 𝐏𝐫𝐨𝐭𝐨𝐤𝐨𝐥𝐥𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐅𝐢𝐫𝐞𝐧𝐜𝐞𝐬 𝟏𝟗𝟐𝟓 𝐧𝐞̈ 𝐝𝐫𝐚𝐟𝐭-𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈𝐯𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞.
𝐁𝐢𝐞 𝐬𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐚𝐪𝐣𝐚 𝟒𝟎 𝐤𝐦², 𝐬𝐞𝐩𝐬𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐚 𝐫𝐫𝐞̈𝐳𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐯𝐢𝐣𝐚 𝐞 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞̈ 𝐛𝐚𝐳𝐞̈.
Nëse shkohet për të gjithë çështjen në Hagë, vija e drejtë bazë do të përbëjë mosdakordësi dhe do merret në shqyrtim nga GJND dhe gjasat janë ta rrëzojë. (precedenti Somali- Kenia).
𝐄 𝐯𝐞𝐭𝐦𝐣𝐚 𝐦𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐬𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐆𝐫𝐞𝐪𝐢𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐫𝐞̈𝐳𝐨𝐣𝐞̈ 𝐯𝐢𝐣𝐞̈𝐧 𝐞 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞̈ 𝐛𝐚𝐳𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦 𝐠𝐣𝐲𝐤𝐚𝐭𝐞.
Ndërkohë që Greqia e njohu në negociatat e 2018, sepse nuk kishte mundësi ta kontestonte në rrugë diplomatike.
𝐊𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐮 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐡𝐮𝐦𝐛𝐢𝐬𝐧𝐢𝐦 𝐝𝐡𝐞 𝟒𝟎 𝐤𝐦². (𝐏𝐞̈𝐫𝐬𝐞?)
𝐊𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐝𝐢𝐣𝐞𝐧𝐢𝐧𝐞̈ 𝐭𝐢𝐦𝐞 𝐞 𝐤𝐨𝐧𝐟𝐢𝐫𝐦𝐨𝐧 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐚 𝐞 𝐙𝐧𝐣. 𝐁𝐥𝐚𝐢𝐫 ” 𝐎𝐦𝐧𝐢𝐬 𝐒𝐭𝐫𝐚𝐭𝐞𝐠𝐲”, 𝐪𝐞̈ 𝐮 𝐩𝐚𝐠𝐮𝐚 𝟑 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐨𝐧 𝐞𝐮𝐫𝐨 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐨𝐫𝐞̈𝐳𝐨𝐢 𝐫𝐚𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢𝐧 𝐟𝐢𝐧𝐚𝐥 𝐦𝐞 𝐤𝐨𝐧𝐤𝐥𝐮𝐳𝐢𝐨𝐧𝐢𝐧 𝐬𝐞 “𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐨𝐧𝐢 𝐯𝐢𝐣𝐞̈𝐧 𝐞 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞̈ 𝐛𝐚𝐳𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐇𝐚𝐠𝐞̈”.
Ishte pikërisht ky raport dhe konkluzion edhe i “Omnis Strategy” që e detyroi Ministren e Jashtme, Znj. Olta Xhaçka në maj 2022, t’i kërkonte homologut grek Z. Dendias, modifikimin e dakordësisë të 20 tetorit 2020, Rama-Dendias, që u refuzua nga ky i fundit, që mezi priste largimin e Presidentit të Republikës.
Meqënëse po bëhen katër vite që e kemi paguar 3 milion, euro “Omnis Strategy ” kur do të njihemi me konkluzionet dhe vlerësimet e saj?
A e ka Presidenti i Republikës këtë raport të plotë? Po Kryetari i Kuvendit?
Po Kryetarët e Grupeve Parlamentare? Po Komisioni i Ligjeve? Po Komisioni i Jashtëm?
A janë në dijeni këto institucione dhe funksionarë për shkak të detyrës së tyre nëse Greqia ka dorëzuar një draft të Marrëveshjes Speciale për negocim?
Po për përmbajtjen e draft-marrëveshjes të MEPJ?
Për çfarë do shkohet në Hagë?
Për të gjithë çështjen apo vetëm për çfarë nuk është rënë dakord në 2018?
A ka përputhje dhe për çfarë çështjesh midis draftit grek dhe atij shqiptar për Marrëveshjen Speciale?
𝐉𝐮 𝐥𝐮𝐭𝐞𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞̈𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐨𝐬 𝐞 𝐭𝐫𝐚𝐣𝐭𝐨𝐧𝐢 𝐜̧𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐃𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐬𝐢 𝐭𝐨𝐤𝐚𝐭 𝐞 𝐆𝐣𝐢𝐩𝐞𝐬𝐞̈ 𝐨𝐬𝐞 𝐭𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫 𝐬𝐞𝐤𝐫𝐞𝐭, 𝐬𝐞𝐩𝐬𝐞 𝐧𝐮𝐤 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐞𝐭𝐞̈ 𝐦𝐞̈ 𝐦𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐬𝐢 𝐤𝐨𝐫𝐫𝐢𝐠𝐣𝐢𝐦𝐢.
Ndaj në mënyrë transparente, konstruktive dhe profesionale, ndihmojeni edhe Ministren e Jashtme të ketë një vizitë të suksesshme në Athinë.
Edhe një konsultë me negociatorët e 2018, nuk do të ishte humbje kohe.
Po kështu edhe me ish-anëtarët e nderuar të Gjykatës Kushtetuese.