
Këtë të premte, në orën 09:00, në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) do të mbahet seanca e radhës paraprake për Erion Veliajn, ku pritet të vendoset nëse çështja do të kalojë për gjykim apo do t’i kthehet SPAK-ut për plotësim hetimesh.
Seanca e mëparshme u shty, pasi Veliaj kërkoi kohë për t’u njohur me aktet e dosjes.
Veliaj ndodhet në paraburgim që prej muajit shkurt dhe akuzohet për disa vepra penale, përfshirë pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.