Vendosni fjalën kyçe....

Rusia dhe India në bisedime për të thelluar bashkëpunimin dypalësh



Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se ka informuar Kryeministrin indian Narendra Modi për situatën në Ukrainë, raportoi DW këtë të premte.

Putin tha se biseda përfshiu edhe detaje mbi kontaktet e Kremlinit me Shtetet e Bashkuara lidhur me një marrëveshje të mundshme për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.

Modi theksoi se India qëndron në krahun e paqes dhe bëri thirrje për rikthim të stabilitetit, duke iu referuar luftës që vijon prej më shumë se dy vitesh.

Putin falënderoi Modin për vëmendjen ndaj përpjekjeve për paqe dhe shtoi se Moska synon të thellojë bashkëpunimin dypalësh.

“Ne planifikojmë të ecim përpara në të gjitha këto fusha”, u shpreh presidenti rus.