Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplaset dhe merr flakë në autostradën Durrës–Tiranë, zjarrfikësit ndërhyjnë në vendngjarje



Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në autostradën Durrës–Tiranë, në zonën e Kasharit, ku një drejtues automjeti dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat anësore të rrugës.

Për shkak të goditjes së fortë, mjeti ka shpërthyer në flakë, duke bërë të domosdoshme ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Ende nuk ka informacion zyrtar nëse nga ngjarja ka persona të lënduar.