
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur “Grevë”. Ambulanca është nisur menjëherë drejt vendngjarjes, ndërsa dy persona raportohet se kanë mbërritur në spitalin e Peshkopisë.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Dibër/Informacion paraprak
Rreth orës 08:40, në aksin rrugor Maqellarë–Peshkopi, dyshohet se si pasojë e lagështirës në rrugë, janë përplasur katër automjete me drejtues shtetasit U.L., F.P., I.R. dhe H.H.
Si pasojë e përplasjes, është lënduar njëri nga drejtuesit, shtetasi H.H., si edhe një pasagjere, shtetasja I.L. Të dy po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.