Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Ministri Malaj të tegojë kush janë përfituesit e ligjit për faljen  e gjobave


Deputetja demokrate Tabaku i kërkoi ministrit të Financave Malaj që të tregojë kush janë përfituesit e ligjit për faljen e gjobave.

Ajo tha se ligji gjykohet se është korruptiv dhe është detyrim kushtetues i Malajt që t’i tregojë publikut se për çfarë bëhet fjalë dhe kush janë përfituesit.

“Ministri Malaj të bëjë transparencë se në shërbim të kujt biznesi është ligji për faljen e gjobave, është detyrë e tij të tregojë se kush biznes përfiton. I kam kërkuar ministrit të Financave prej një muaji, i kam dërguar disa shkresa për të bërë transparencë mbi përfituesit e ligjit të shlyerjes së borxheve po edhe transparencë mbi aministinë fiskale. Qytetarë duan transparencë për një ligj që gjykohet se është korruptiv. Ministri ka detyrë kushtetuese të kthejë përgjigje, a janë përfituresit konsecionarë, a janë evazorë fiskalë, a janë marrës të tenderave publikë, a janë subjekte të SPAK-ut. Ministri e ka këtë detyrim. Nuk mund ta miratojmë pa treguar se për cilin ky ligj ka ardhur në parlament.” – tha Tabaku.