
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari Erjon Boba, i cili u qëllua me thikë nga bashkëmoshatari pak ditë më parë pas një sherri në Durrës.
Ai mori një plagë në zemër dhe ishte u shtrua me shpetësi në spitalin e Durrësit fillimisht dhe më pas në QSUT, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Dyshohet se shkak i përplasjes ka qenë një koment në rrjetet sociale. I mituri ishte në reanimacion por nuk ka mundur të mbijetojë.