
Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj, akuzoi në Kuvend qeverinë Rama se i ka bërë “atentat” zgjedhjeve të 11 majit dhe votës së lirë.
Ai deklaroi se raporti final i OSBE/ODIHR konfirmoi zyrtarisht se demokracia shqiptare është goditur rëndë.
“Sot e pandehur është e gjithë qeveria, e pandehur është e gjithë mazhoranca e cila nuk e gjen fuqinë morale per katarsis!
Sot ju e spostuat nga kalenadri raportimin e Komisionerit per zgjedhjet po jo Raportin Përfundimtar te OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit 2025 i cili ju rri mbi kokë si xhebraili.
Ai nuk është një dokument teknik, nuk është një justifikim opozitar është akti zyrtar ndërkombëtar politik i cili konfirmoi se demokracisë shqiptare ju bë atentat. Atentatorët janë këtu pas e para meje.
E vërteta e zgjedhjeve po del nga Tuneli i Llogarasë dhe rri këtu këmbëkryq. Qeveria juaj ka rënë dhe rri si kadaver në mes të mexhlisit nga habia dhe apatia sociale.
Pafuqia juaj për të qënë të ndershem sot është kurthi më i madh i shpresave shqiptare. Dëshira juaj për të rëndur si të çmendur pas parasë duke zaptuar çdo korsi të jetës publike eshtë virusi me vdekjeprures për çdo vlerë.
Paaftësia juaj morale për tu përballur me krimin e ka kthyer Shqipërinë në një tokë të askujt, ku jeta e një pule vlen më shume se jeta e një shqiptari, i cili del në mengjes për pune e kthehesh në darkë në arkivol.”, tha deputeti.