Vendosni fjalën kyçe....

Berisha nga Mirdita: Rama armiku më i egër i veriut dhe Shqipërisë, motra e Tërmet Peçit mori 60 milionë euro tendera


Kreu i PD-së akuzoi kryeministrin Rama se e ka braktisur veriun e vendit ndërsa ndan lekët me oligarkët dhe familjarët e zyrtarëve socialistë.

Në foltoren e Mirditës kryedemokrait tha se vetëm motra e ish-kryebashkiakut të Tepelenës Tërmet Peçi ka marrë 60 milionë euro tendera.

Berisha se foltorja e nisur është foltorja e jetës së tij dhe bëhet për demokracinë, për familjen e për Shqipërinë.“Është foltorja e jetës time, është foltorja për demokracinë, për familjen, për Shqipërinë. Nëqoftëse me foltoren e parë ne së bashku dhe se harroj kurrë pritjen tuaj unë, ne shpëtuam PD-në, po bëhej gjithçka që Shqipëria të ishte pa opozitë, ose më saktë me kallp opozitë. Po bëhej gjithçka që opozita të ishte stoli e një armiku të egër të kombit shqiptar, e një armiku të familjes shqiptare, e një armiku të egër të qenies shqiptare, i cili quhet Edi Rama. Po miq, në histori nuk ka një pushtues mizor, një ka një diktator, nuk ka një regjim që të ketë zhbërë shqiptarët, kombin në 10 vite sa Edi Rama.” – tha Berisha.

Ai e vuri theksin te shpopullimi i vendit që po e shfaros vendin ndërsa tha se kryeministri Rama është armiku më i egër i veriut dhe gjithë vendit, shkruan BW.

“Sot Mirdita dhe Shqipëria ka lindshmërinë më të ulët për shkak të emigracionit. Nga viti 2018 vdekjet tejkalojnë ndjeshëm lindjet. Çdo vit me këtë ritëm ne pakësohemi 400-500 mijë vetë në vitin 2050. Ne ecim drejt shfarosjes tonë nga ky regjim si kurrë ndonjëherë tjetër. Por unë jam këtu, do të them, Enver Hoxha për shkak të burrërisë, qëndresës, heroizmit antikomunist të mirditorëve, pushkatoi, ekzekutoi, burgosi qindra e mijëra mirditorë. Por ama diskriminim absolut që i ka bërë Edi Rama, Mirditës dhe veriut në tërësi nuk ja ka bërë kush kurrë. Para 5 ditësh po shihja një emision. Gazetarët po tregonin me dokumente se, si kryetari i bashkisë së Tepelenës, famëzi Tërmet Peçi, motra dhe i tij kishin përfituar 60 milionë euro tendera. Ju garantoj se të gjitha bashkitë e veriut të marra së bashku në 4 vite nuk kanë marrë 60 milionë investime nga qeveria. Një diskriminim, një lënie, e veriut i cili në prodhimin e përgjithshëm jep qindra milionë euro, kurse në shpërndarje shifni vetë. E ndaloi kohën, pa investime në Mirditë, në Shkodër, në Kukës, Tropojë, Peshkopi. 14 vite vazhdoi Rruga e Arbrit, dhe sa gjithsej 27 kilometra. 32 ishin të të përfunduara. Pra vetëm motra e Tërmetit kishte marrë nga vëllai i tij, apo rrethi i tij, 60 e ca milionë euro tendera. Ja ky është Edi Rama për mirditorët, ky është Edi Rama për banorët e veriut. Një armik, një armik në gen. Pse e them në gen, sepse Enver Hoxha e kishte në rreth të kuq veriun. E konsideronte zonë armike” – shtoi Berisha.