Vendosni fjalën kyçe....

“Balluku duhet të ishte në burg, por prish provat e zhduk dokumentet” – Berisha


Kreu i PD-së Berisha tha në Kuvend se zv.kryeministrja Belinda Balluku duhet të ishte në burg pasi po prish provat ditë pas dite.

Ai tha se 10 miliardë euro janë zhdukur pa nam e nishan ndërsa përmendi disa vepra infrastrukture të cilat nuk kanë asnjë standard.

“Belinda Balluku duhet të ishte në burg se po prishen provat dhe po zhduken dokumentet ditë e natë. Ka administruar 12 miliardë euro nga të cilat 10 miliardë euro janë zhdukur pa nam e nishan. Ja ku i keni rrugët, veprat, Qukës-Qafë Pllocë, Rrugën e Arbrit, Rrugën e Ersekës. Nëse doni të shihni se kush është bordello e vërtetë shihni dokumentet e SKAP-it të partisë. Edi Rama ka thënë që PS-ja është bordello, unë s’e kam thënë.” – tha Berisha.