
Presidenti i SHBA-së Trump, të mërkurën tha se po “falte plotësisht dhe nw mwnyrw tw pakushtëzuar” Kongresmenin Demokrat Henry Cuellar të Teksasit, dhe bashkëshorten e tij Imelda, të cilët ishin akuzuar për ryshfet.
Vitin e kaluar, Cuellar dhe bashkëshortja e tij ishin paditur për dyshimin se kishin pranuar afërsisht 600,000 dollarë ryshfet në dy skema të destinuara nga tw cilat përfitonte një kompani energjetike shtetërore e Azerbajxhanit dhe një bankë të paidentifikuar me bazë në Meksikë.
Ai ka mbrojtur qëndrimin se ai dhe bashkëshortja e tij janë të pafajshëm.
“Dua të falënderoj Presidentin Trump për drejtimin e tij të jashtëzakonshëm dhe për kohën që mori për të shqyrtuar faktet. Falënderoj Zotin që qëndroi pranë meje dhe familjes sime gjatë kësaj kohe të vështirë. Ky vendim e pastron gjendjen dhe na lejon të ecim përpara për Teksasin e Jugut,” tha Cuellar në një postim në rrjetet sociale në X.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, Trump akuzoi administratën e ish-Presidentit Joe Biden se kishte pwrdorur si “armw” sistemin e drejtësisë kundër Cuellar për shkak se ky i fundit kishte folur kundër politikave të Biden për emigracionin.
Cuellar, i zgjedhur për herë të parë në Kongres në vitin 2004, është një Demokrat i moderuar i cili ka shmangur sfidat e fundit parësore nga kandidatë më progresivë të partisë.
Komiteti i fushatës së Kongresit të Partisë Demokratike e ka vendosur Cuellar në listën e tij të Demokratëve që po mbrohen për rizgjedhje, sepse ata mund të përballen me sfida të forta në zgjedhjet afatmesme të vitit 2026.