Vendosni fjalën kyçe....

Takimet e Salianjit me më të votuarit/ Berisha: Asnjë aktivitet jashtë forumeve të PD nuk ka ndikim


Berisha në një konferencë më gazetarët i pyetur për qëndrimet e tij, lidhur me këto takime që Ervin Salianji ka zhvilluar me më të votuarit, Berisha u shpreh qartë se çdo aktivitet jashtë forumeve është strikt privat, pa asnjë efekt në PD

“Asnjë aktivitet jashtë forumeve të PD nuk mund të ketë ndikim më të vogël në PD. Çdo aktivitet jashtë forumeve është strikt privat pas asnjë lidhje me PD.

PD është parti me statut, institucione dhe forume.

PD do të ketë një debat të hapur për cilindo anëtar dhe drejtues. Për qëllime private personale, organizohen takime janë vetëm në interes të vetin dhe nuk kanë asnjë lidhje me partinë. Ky rregull është për çdo forcë politike në botë’, tha ai.