Vendosni fjalën kyçe....

Salianji para takimit në Durrës: Politikanët e PD duhet të jenë afër njerëzve, fuqizimi dhe ringritja e partisë e rëndësishme


 

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka folur për mediat para takimit me demokratët në Durrës.

Ai theksoi rëndësinë e rikthimit të politikanëve tek qytetarët dhe kontaktit të drejtpërdrejtë me ta përmes kafeve, takimeve dhe bashkëbisedimeve.

Salianji shtoi se do të marrë pjesë në çdo takim ku do të ftohet nga demokratët për të ndarë mendimet se si PD të bëhet më e fortë dhe të jetë alternativë qeverisëse.

Salianji u shpreh: “Salla është plot, është e rëndësishme që cilido prej politikanëve, por sidomos ata të PD, të kthehen tek njerëzit, tek kafet, tek takimet, tek bashkëbisedimet, për të bërë të mundur ringritjen e PD, ripërtëritjen. Unë do të jem në çdo takim ku do të më kërkojnë demokratët për të ndarë mendimet se si PD të bëhet e fortë dhe të jetë alternativë qeverisëse. Janë të gjithë në takim, struktura e PD.”