Vendosni fjalën kyçe....

Babai i Assange: SHBA abuzon me sistemet e drejtësisë të vendeve të tjera duke synuar armiqtë e saj, siç bëri me Huawei


John Shipton, babai i themeluesit të WikiLeaks Julian Assange, thotë se gjyqi i burgosjes dhe ekstradimit të të birit është një nga shembujt e shumtë se si SHBA abuzon me sistemin ligjor të vendeve të tjera për të synuar armiqtë e tij politikë.

Assange mbahet në një burg të sigurisë së lartë në Mbretërinë e Bashkuar në pritje të një seance dëgjimore për ekstradimin në SHBA.

Një gjykatë amerikane e kërkon atë me akuzat për spiunazh që mund të rezultojnë në burgim të përjetshëm.

Rasti i Assange është një nga shumë raste kur Washingtoni u bën presion kombeve të tjera të abuzojnë me sistemin e tyre ligjor për të përndjekur njerëzit që qeveria amerikane nuk i pëlqen, beson babai i Assange, shkruan RT.

Para një publiku në Universitetin e Këlnit të Shtunën, Shipton tha se situata me Assange është e ngjashme me atë që u ndodhi njerëzve të tjerë në karriget e Washingtonit.

Ai përmend rastin e shefes së Financave të Huawei, Meng wanzhou, e cila u arrestua në Kanada me kërkesë të SHBA-së. Ashtu si Assange, Wanzhou po lufton kundër një kërkese ekstradimi nga SHBA, që e akuzon për mashtrim financiar në lidhje me shkeljet e sanksioneve anti-iraniane të vendosura nga Washingtoni.

Një shembull tjetër është Ola Bini, një aktivist i të drejtave dixhitale dhe një mik personal i Assange, i cili u arrestua në Ekuador, në një veprim të koordinuar me dëbimin e Assange nga ambasada në Londër. Bini kaloi 70 ditë në burg pa iu ngritur akuzat zyrtare, edhe pse zyrtarët e qeverisë së Ekuadorit menjëherë pretenduan se ai ishte përfshirë në ndërhyrje në kompjuter. Qytetari suedez është liruar, por e ka të ndaluar të largohet nga vendi.

Shipton tha se ishte e qartë pse djali i tij kërkohet nga SHBA. Në fund të fundit, krijimi i tij, WikiLeaks, vazhdon të ekspozojë aktivitetet e pafavorshme të qeverisë amerikane, edhe pse Assange mbahet i mbyllur.

“Kishte një grusht shteti në Bolivi dy javë më parë. Nëse dëshironi, mund të shikoni në faqen e ËikiLeaks emrat e atyre që janë përfshirë në grusht shteti, dhe do të shihni raporte që përshkruajnë ata që janë të korruptuar; ata që tradhtojnë vendin e tyre për para; ata që kanë kontakte të vazhdueshme me ambasadën e Shteteve të Bashkuara”– tha Shipton.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *