Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Te Unaza e Madhe u vodhën 250 milionë euro, Rama kryesori duhet të ikë, Balluku bashkëfajtore


Kreu i PD Sali Berisha akuzoi zv.kryeministren Balluku dhe kryeministrin Rama për Unazën e Madhe.

Në bashkëbisedimin e përditshëm me gazetarët, Berisha tha senë projektin e unazës është bërë vjedhje masive ku është ndërtuar 1 km rrugë me 27 milionë euro.

Berisha tha se Edi Rama duhet të japë dorëheqjen ndërsa Balluku është bashkëfajtore në krim.

“Më dy mars të 2011 është tenderuar segmenti i dytë Komuna e Parisit rruga  re Tiranë-Elbasan. 3.2 km. Është tenderuar me 4.52 milionë euro km. Një vit më vonë më datë 22.10 2012 është tenderuar segmenti i tretë. 8.2 km i kanë kushtuar qytetarëve shqiptarë, gjithsej 5.7 milionë euro për km. Në rast se shohim shpenzimin total për unazën ky shpenzim është 450 milionë euro. Por nëse 8 km u ndërtuan me nyje më të mëdha u ndërtuan me 5.7 milionë për kilometër do të thotë që unaza duhet të kushtonte 157 milionë euro, por me rritjen e çmimeve sipas manualeve të ndërtimit, Unaza duhet të kushtonte e tëra rreth 200-250 milionë euro. Por kushtoi 450 milionë euro. Në unazë u vodhën lirshëm 250 milionë euro. Për të realizuar këtë vjedhje, “lubi” Balluku në 13 km e fundit të unazës , unaza në zbritje ka patur terren të hapur. Lubi balluku ka shpenzuar 18 milionë euro për km. Nuk ka rrugë në botë të ketë këtë çmim. Unaza e madhe është vjedhje e madhe Rama-Balluku. S’ka gjë më të turpshme se të bësh në gjykatë presione. Sot i vetmi vendim që gjykata mund të merrte, mos-shqyrtimin  e kësaj kërkese të paraqitur nga kryeministri hajdut…Edi Rama duhet ë japë me urgjencë dorëheqjen. Balluku është bashkëfajtore, por Rama është më kryesori”, tha ai.

Fjala e plotë e Berishës

“Vazhdojmë me serialin superskandaloz të vjedhjeve të tyre. Sot unë kam sjellë para jush, kam sjellë në vëmendjen tuaj, vjedhjen e madhe në Unazën e Madhe. Unaza e Madhe prej 27 kilometrash u kushtoi taksapaguesve shqiptarë në total 450 milionë euro. Vjedhje 100 përqind ose 140 përqind të fondeve publike. Më lejoni t’u paraqes faktet.

Me datën 12.1.2011 janë tenderuar nga qeveria e asaj kohe segmenti prej 2.85 kilometër i Unazës së Madhe, Tiranë-Mullet.

Ky tenderim është bërë për 2.85 kilometër me 4.01 milionë euro kilometri. Dhe keni parasysh sa vepra arti që ka, është një nga segmentet me më shumë vepra arti, me nënkalime, mbikalime, etj.

Me datën 2.3.2011, pra dy muaj më vonë, është tenderuar segmenti i dytë Komuna e Parisit- rruga e re Tiranë-Elbasan, 3.2 kilometra. Është tenderuar me 4.52 milionë euro kilometri. Një vit më vonë, me datën 22.10.2012, është tenderuar segmenti i tretë i Unazës së Madhe, Komuna e Parisit- Rruga e Kavajës, loti i parë. Është tenderuar 1.5 kilometër, por këtu çmimi është rritur në 8 milionë euro. Është krejt vepër arti. Dhe është tenderuar në qershor të vitit 2013 segmenti Komuna e Parisit-Shkolla Teknologjike, pjesa e mbetur. 620 metër është tenderuar me 6.59 milionë euro.

Tani, dy segmentet që kanë përfunduar gjatë qeverisjes së PD, të cilat kanë qenë siç e shihni 5 kilometra, kanë përfunduar me një çmim prej i pari prej me 4.73 milonë euro, i dyti me 4.5 milionë euro. Me një rritje të lehtë çmimi gjatë rrugës.

Dy segmentet të cilat kanë përfunduar në vitin 2017 dhe 2018, që janë marrë në duart e ustallarëve, kanë përfunduar, janë tenderuar me 14.6 milionë euro së bashku dhe kanë përfunduar me 26 milionë euro.

Pra, është rritur çmimi me 80 përqind.

Tani vazhdojmë, të katër këto segmente, që bëjnë 8.2 kilometra, u kanë kushtuar qytetarëve shqiptarë gjithsej 5.7 milionë euro për kilometër.

Në rast se shohim shpenzimin total për Unazën, ky shpenzim është 450 milionë euro.

Por, në qoftë se 8 kilometra u ndërtuan- me nyjet më të mëdhaja, Shkolla Teknologjike dhe më tutje, keni parasysh- u ndërtuan me 5.7 milionë euro për kilometër, do të thotë se Unaza duhej të kushtonte 157 milionë euro kilometër.

Por, unë do të them jo 157, por me rritjen e çmimeve nga viti 2013 deri në vitin 2023, rritje që sipas manualeve të ndërtimeve arrin në 34 përqind, Unaza duhej të kushtonte e tëra rreth 200 ose 205 milionë euro.

Sa kushtoi gjithsej? Unaza kushtoi 450 milionë euro. Në Unazë u vodhën lirshëm 250 milionë euro.”