
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, komentoi sot çështjen “Balluku” dhe ankimimin e pezullimit të ministres në Gjykatën Kushtetuese.
Balla deklaroi se, sipas tij dhe kryeministrit Rama, GJKKO nuk ka kompetencë kushtetuese për të pezulluar një ministër.
“Ka pasur një çendim nga GJKKO për pezullimin e një ministri.
Në vlerësimin e kryeministrit, por dhe unë…edhe pas 21 vitesh, mendoj se nuk e ka një kompetencë të tillë gjykata, të pezullojë një ministër, sepse Kushtetua sipas nenit 103.
Pika 3 e ka barazuar ministrin me deputetin sa i takon imunitetin. Megjithatë, për fat të mirë, rendi kushtetues e ka përcaktuar qartë, që kur ke një ankesë, e çon në Gjykatën Kushtetuese.”, tha ai.