
Presidenti i SHBA-së Trump sugjeroi që Kongresmenia demokrate Ilhan Omar duhet dëbuar nga Shtetet e Bashkuara, duke iu referuar pretendimeve se ajo ka hyrë në vend duke u martuar me vëllain e saj.
“Somalia, ku ke një anëtare të Kongresit që shkon rreth e rrotull dhe u tregon të gjithëve për Kushtetutën tonë, megjithatë pretendohet se ajo hyri në vendin tonë duke u martuar me vëllain e saj,” tha Trump ndërsa fliste me gazetarët në Air Force One.
“Epo, nëse kjo është e vërtetë, ajo nuk duhet të jetë anëtare e Kongresit dhe ne duhet ta flakim jashtë vendit tonë.”
Ndërsa fliste me gazetarët, Trump gjithashtu deklaroi se SHBA-ja nuk ka nevojë për njerëz që vijnë në vend, “duke na thënë se çfarë të bëjmë., shkruan Breitbart.
Komentet e Trumpit vijnë ndërkohë që Omar dhe Demokratë të tjerë kanë mbrojtur komunitetin somalez të Minesotës, pavarësisht raporteve se ka dëshmi të “mashtrimit të përhapur të programeve të kujdesit shëndetësor të taksapaguesve” që po ndodh. Trump ka njoftuar më parë se do t’i jepte fund amnistisë së Statusit të Mbrojtjes së Përkohshme (TPS) për somalezët, për shkak të raporteve se mungojnë miliarda dollarë.