Vendosni fjalën kyçe....

“Edi Rama mashtrues ndërkontinetal. Ka kryeministra e ministra të pezulluar. Balluku duhej arrestuar, po prish provat” – Berisha


Mashtrues të rëndomtë e ka cilësuar kreu i PD-së kryeministrin Rama.

Në një konferencë shtypi nga selia blu, Berisha tha se të gjitha pretendimet e kryeministrit Rama në referencën e tij për Komisionin e Venecias mbi pezullimin e Ballukut janë të rremë.

Ai tha gjithashtu se pretendimet e Ramës në kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese se pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë është krejt i rremë. Berisha tha se nëse një ministër mungon për arsye të ndryshme, e zëvendëson zv.ministri.

“A nuk iku Koço Kokëdhima si deputet sepse vodhi fonde me Abissnet-in. A ka mashtrues më ordiner se Edi Rama. Nxjerrja jashtë leckash nga parlamenti i Kokëdhimës qenka normale po pezullimi qënka paprekshmëri e mandatit. Ai kërkon që t’i bëjë presion Gjykatës Kushtetuese. Venecia nuk ka asnjë qëndrim për asnjë ministër sepse nuk ka asnjë ministër që të kapet duke vjedhur e grabitur taksat dhe të shkojë në Venecia. Nuk ka ndodhur. Venecia nuk thotë në asnjë këshillë se pezullimi i zyrtarit publik nuk ka të bëjë me ministrin. Sipas Ramës, pezullimi ka bllokuar qeverinë dhe vendimmarrjen e institucionit që drejton Balluku. Mashtrim dhe vetëm mashtrim. Kur një ministër sëmuret, vendimet i sjell zëvendësi, këtë e përcakton ligji. Për çfarë është zv.ministri. Asnjë ministër, as kryeministri nuk është zgjedhur nga sovrani si kryeministër. Izraeli është vendi ku kryeministri zgjidhet direkt nga populli. Mendoni se qan hallin e lubisë, jo. Ai ka hallin e tij. Do e lëshnonte në Lanë njëqind herë po janë mesazhet që e mbajnë peng. Ta kallëzojnë për presion ndaj Gjykatës Kushtetuese. Ka kryeministra, ministra e zv.ministra të pezulluar nga gjykata në shumë vende. Balluku duhej arrestuar sepse po prish provat.” – tha Berisha.