Vendosni fjalën kyçe....

“Krenar për miqësinë që kemi krijuar” – Rama e Vuçiç foto buzë lumit të Savës


Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka publikuar një foto ku shfaqet krah kryeministrit shqiptar Edi Rama, buzë lumit Sava.

Në postimin e tij në “Instagram”, Vuçiç shprehet se ndihet krenar për miqësinë e krijuar mes dy vendeve në vitet e fundit.

“Krenar për Beogradin në ujë dhe miqësinë me Shqipërinë që kemi krijuar gjatë viteve të fundit.” – shkruan Vuçiç krahas foton me Ramën, i cili po qëndron në Beograd pas Panairit të verës të mbajtur ditën e enjte në kuadër të “Open  Balkan”.