
Një 50-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi është përplasur nga një makinë në rrugën Roskovec-Berat pranë fshattit Strum.
Viktima Gëzim Xhoka ishte duke udhëtuar me biçikletë kur është përplasur nga një makinë që drejtohej nga Jamarbër Torro.
Autori është ndaluar nga policia.I dyshuat
Njoftimi
“Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Fier-Berat”, në Strum, automjeti me drejtues shtetasin J. T., është përplasur me biçikletën që drejtohej nga shtetasi G. Xh., 50 vjeç, banues në Strum. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi G. Xh. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”