
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur këtë të hënë në ambientet e SPAK-ut, ku pas daljes përpara gazetarëve ka bërë një sërë deklaratash të forta në lidhje me situatën e trafikut të drogës dhe kontrollin e Portit të Durrësit.
Berisha akuzoi ashpër familjen Troplini, duke pretenduar se ata kanë pasur nën administrim portin dhe se gjatë kësaj periudhe “prej gati katër vitesh nuk është kapur asnjë kilogram kokainë”.
“Altin Troplini është armik i egër i pluralizmit! Ligji do të thotë fjalën e tij . Për Pojën e Spakut, Altin Troplini, armikut të egër të pluralizmit politik, gjobëvënësit ordiner të Skapit të partisë, amnistuesit të krimit monstruoz elektoral, avokatit mjeran të Irena Gjokës me 5 mbiemra. Ligji do të thotë fjalën e tij”, tha Sali Berisha, duke shtuar:
“Aty nuk ishte pushim. Aty ishte Poja, kishte Elvis Doçin në zyrë. Ai është në kërkim, por ata aty po jepnin fitimin e ngarkesave të fundit.
Por kishte aty edhe Kreshnik Farrukun, dy të fundit, të cilët i detyrohen Troplinit lirinë ku janë dhe fshehjen e mandat-arresteve.
Ju e morët vesh që operacioni i fundit kishte në epiqendër përsëri Troplinin, Elvis Doçin.
Pra, ka 4 vite që në portin kryesor të vendit, që administrohet nga Troplinët, nuk kapet asnjë kg kokainë, ndërkohë që nga ky port nisin drejt Italisë dhe vendeve të tjera tonelata dhe tonelata.
Javën e kaluar, operacioni në Breshia, që kishte në epiqendër Elvis Doçin, rezultoi se kishin nisur nga Durrësi 1.3 ton kokainë”