
Një aksident ka ndodhur këtë të hënë në zonën e ish-Sheshit Shqiponja në Tiranë, ku një automjet ka përplasur për vdekje një vajzë. Ngjarja ka krijuar panik te kalimtarët, ndërsa shkaqet e aksidentit ende nuk dihen.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Gjithashtu po mblidhen dëshmi dhe pamje nga kamerat e sigurisë për të përcaktuar mënyrën se si ka ndodhur përplasja.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi identitetin e viktimës apo drejtuesit të mjetit.