
Katër persona vdiqën pasi 14 persona u qëlluan në një tubim familjar në Stockton, në Kaliforninë veriore, të shtunën mbrëma, tha policia.
Të shtënat ndodhën në festën e organizuar për ditëlindjen e një fëmije, tha nënkryetari i Bashkisë së Stockton, Jason Lee, në një postim në Facebook, shkruan Reuters.
Policia tha se kishte marrë raporte pak para orës 18:00 me orën lokale për të shtëna që ndodhën pranë bllokut 1900 të Rrugës Lucile në Stockton.
“Në këtë kohë mund të konfirmojmë se afërsisht 14 individë u goditën nga të shtënat dhe katër persona janë konfirmuar të vdekur,” tha Zyra e Sherifit të Qarkut San Joaquin në një postim në X.
“Ky është një hetim shumë aktiv dhe në vijim dhe informacioni mbetet i kufizuar. Të dhënat e deritanishme sugjerojnë se ky mund të jetë një incident i shënjestruar, dhe hetuesit po shohin të gjitha mundësitë.”