
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në podcastin “Flasim”, ku ky i fundit citonte Komisionin e Venecias dhe Gjykatën e Strasburgut për të justifikuar që “ministrat nuk i shkarkon gjykata”.
Në një postim në Facebook, Berisha akuzon Ramën për “avokati të turpshme të vjedhjeve” dhe për presion ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke përmendur si shembull aferën e tunelit të Llogarasë ku përfshihet edhe ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku.
Berisha shton se sipas Diellës, nuk ekziston asnjë raport i Komisionit të Venecias mbi pezullimin e ministrave, përveç atyre për zgjedhjet vendore, duke pyetur retorikisht: “Kush gënjen? Diella apo Rama? Apo kujt t’i besojmë: Diellës që është e paanshme, apo Ramës të zhytur gjer në vesh në aferën e pistë të tunelit të Llogarasë?”