Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi e quan Ramën “mashtrues publik” pas deklaratës së Ramës mbi pezullimin e ministrave



Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me vendimin për pezullimin e zv/kryeministres Belinda Balluku.

Në një reagim publik, Bardhi e quajti situatën “mashtues publik”, duke theksuar se është e pazakontë për Europën që kryeministri të veprojë si avokat për një të pandehur dhe që Shqipëria të ketë një zv/kryeministër zyrtarisht të pandehur për abuzim me detyrën.

Ai publikoi gjithashtu një video ku shfaqen disa raste në të cilat gjykatat në shtete të ndryshme europiane kanë pezulluar ministra, duke nënvizuar kontrastin me situatën në vendin tonë.