Vendosni fjalën kyçe....

49-vjeçari kërcënon bashkëshorten me armë gjahu, arrestohet në Fier



Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi dyshohet se ka kërcënuar me armë gjahu bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur në banesën e Ilir Boriçit, ku forcat e rendit ndërhynë menjëherë pas kallëzimit.

Gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë e tij, policia gjeti dhe sekuestroi edhe një sasi fishekësh luftarak, të cilat 49-vjeçari i mbante pa leje. Sipas njoftimit zyrtar, ai ka përdorur armën e gjahut që ishte në pronësi të babait të tij për të kanosur bashkëshorten.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin I. B., 49 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur me armën e gjahut në pronësi të babait, bashkëshorten e tij. Gjatë kontrollit të banesës iu gjetën dhe sekuestruan një sasi fishekësh luftarak”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila do të vijojë hetimet për rastin.