
Policia e Elbasanit ka publikuar detaje zyrtare lidhur me të shtënat me armë zjarri të raportuara mbrëmjen e së premtes në lagjen “Vullnetari”. Sipas autoriteteve, nuk janë gjetur prova materiale që të konfirmojnë përdorimin e armës.
Ngjarja u raportua nga një 66-vjeçar, F. P., i cili rreth orës 20:30 njoftoi policinë se kishte dëgjuar të shtëna pranë banesës së tij. S
hërbimet policore dhe grupi hetimor mbërritën menjëherë në vendngjarje, por nga këqyrja nuk u gjet asnjë gëzhojë dhe asnjë predhë në pjesën e sipërme të banesës ku dyshohej se ishte qëlluar.
Policia njoftoi se vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorit të dyshuar. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.