Vendosni fjalën kyçe....

Rama uron shqiptarët për 29 Nëntorin


Kryeministri Edi Rama ka përcjellë urimet për shqiptarët me rastin e 29 Nëntorit, Ditës së Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan: “MIRËMËNGJES Shqipëri dhe me urimin për festën kombëtare të çlirimit, ju uroj të gjithëve një fundjavë të paqtë”, duke publikuar edhe një fotografi nga monumenti “Nënë Shqipëri”.

Dita e Çlirimit shënon hyrjen në Tiranë të forcave partizane më 17 nëntor 1944 dhe çlirimin e Shkodrës më 29 nëntor të po atij viti, ngjarje që vulosën përfundimin e pushtimit nazist në Shqipëri 81 vjet më parë.