Vendosni fjalën kyçe....

Mediat greke: Shqiptarët ‘pushtojnë’ Selanikun, festuan me flamuj kuq e zi dhe të UÇK-së


Me valle tradicionale, këngë nga radiot e makinave dhe flamuj të UÇK-së, shqiptarët në Selanik festuan mbrëmjen e së premtes (28 nëntor) Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Kjo ditë, e njohur si Dita e Flamurit, përkujton shpalljen e pavarësisë në Vlorë më 28 nëntor 1912. Sipas Thestival.gr, disa prej pjesëmarrësve mbanin në makinat e tyre flamuj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Makinat u parkúan përpara Kullës së Bardhë, ku festuesit kërcyen dhe valëvitën flamujt shqiptarë dhe të UÇK-së.

Kujtojmë se disa prej ish-komandantëve të lartë të UÇK-së po gjykohen në Gjykatën Ndërkombëtare Speciale në Hagë.