Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Debati në PD është normal, qeveria u përpoq të ndikojë raportin e ODHIR


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas debatit të krijuar nga deklaratat e Flamur Nokës në Kamëz, duke theksuar se diskutimet e brendshme në PD janë normale dhe të pritshme.

Në një konferencë për mediat, Berisha u shpreh se mendimet ndryshe janë pjesë e jetës së një partie politike, por nënvizoi se qeveria po përpiqej ta përdorte çdo debat të vogël për të larguar vëmendjen nga problemet serioze të vendit.

Debati brenda PD është diçka normale. Ka mendime ndryshe dhe kjo është gjëja më natyrale”, tha Berisha, duke shtuar se mediat po e amplifikojnë çështjen për të krijuar një imazh të tensionuar brenda opozitës.

Ai akuzoi qeverinë se ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të ndryshuar raportin fillestar të ODHIR mbi zgjedhjet, duke pretenduar se zvarritja e publikimit të raportit synonte manipulimin e tij.

Berisha tha se për shkak të kësaj situate, PD u detyrua të shmangte debatet e brendshme derisa raporti të publikohej.

Nëse PD do të angazhohej në debate të brendshme, gjithçka i shkonte në interes Edi Ramës”, theksoi ai.

Sipas Berishës, qeveria dhe mediat pranë saj po shfrytëzojnë çdo diskutim të brendshëm opozitar për të “maskuar aferat e mëdha me kosto qindra milionë euro për qytetarët”.

Qeveria po bënte gjithçka për të diktuar ndryshëm në raportin e vëzhguesve”, tha ai.