
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të premten se po anulon “të gjitha urdhrat ekzekutivë dhe çdo gjë tjetër që nuk u nënshkrua drejtpërdrejt nga” paraardhësi i tij Joe Biden.
“Çdo dokument i nënshkruar nga gjumashi Joe Biden me Autopen, të cilat ishin afërsisht 92% e tyre, shpallet me këtë i përfunduar dhe pa asnjë fuqi apo efekt të mëtejshëm. Autopen-i nuk lejohet të përdoret nëse miratimi nuk jepet në mënyrë specifike nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara,” tha Trump në një postim në Truth Social.
Trump vuri në dukje se “të çmendurit e majtë radikalë” i hoqën nga duart presidencën Biden-it, duke shtuar se ata që operonin autopen-in e bënë këtë “në mënyrë të paligjshme” pasi paraardhësi i tij “nuk ishte i përfshirë në procesin e Autopen-it.”
Ai më tej theksoi se nëse Biden përpiqet të pretendojë se ishte i përfshirë në atë proces, “ai do paditet për dëshmi të rreme.”