Vendosni fjalën kyçe....

Gënjeu në CV, dorëhiqet ministri i Mbrojtjes në Rumani


Ministri rumun i Mbrojtjes, Ionut Mosteanu, dha dorëheqjen të premten pasi pranoi se kishte gënjyer për studimet e tij në jetwshkrim, duke thënë se nuk dëshironte që “gabimet” e tij personale të shpërqendronin nga puna jetike për të mbajtur vendin të sigurt nga Rusia.

Dorëheqja e Mosteanu erdhi pasi gazeta e përditshme Libertatea raportoi këtë javë se jetwshkrimi e tij përmbante informacione të pasakta se kur dhe në cilin universitet kishte diplomuar.

“Rumania dhe Evropa janë nën sulmin rus,” shkroi Mosteanu në llogarinë e tij në Facebook duke njoftuar dorëheqjen.

“Siguria jonë kombëtare duhet të mbrohet me çdo kusht. Nuk dua që diskutimet rreth edukimit tim dhe gabimeve që bëra vite më parë të shpërqendrojnë ata që udhëheqin vendin tani nga misioni i tyre i vështirë.”

Rumania, një shtet i Bashkimit Evropian dhe i NATO-s, ndan një kufi tokësor prej 650 km me Ukrainën dhe ka parë dronët rusë të shkelin vazhdimisht hapësirën e saj ajrore që kur Moska pushtoi Kievin, shkruan Reuters.

Mosteanu ishte pjesë e qeverisë së koalicionit pro-evropian të Rumanisë, e cila mori pushtetin në qershor pas përsëritjes së një zgjedhjeje presidenciale përçarëse. Sondazhi i parë presidencial u anulua dhjetorin e kaluar për shkak të dyshimeve për ndërhyrje ruse.

Kryeministri Liberal Ilie Bolojan falënderoi Mosteanu-n për pesë muajt e tij në detyrë dhe tha se Ministri i Ekonomisë Radu Miruta do të veprojë si ministër i përkohshëm i Mbrojtjes.

Partia Save Romania (Bashkimi Shpëtoni Rumaninë), së cilës i përkasin si Mosteanu ashtu edhe Miruta dhe e cila është pjesë e koalicionit qeverisës, do emërojë një ministër të ri të Mbrojtjes.