
128 viktima e 200 të zhdukur është bilanci tragjik i djegies së një komplesi banimi në Hong Kong. Operacionet e kërkim-shpëtimit janë ndalur nga autoritetet që tashmë kanë nisur një fushatë për përmirësimin e ndërtesave në vend.
Ata kanë premtuar ndihmë financiare për të prekurit nga tragjedia e rëndë. Flakët përfshinë një kompleks banimi duke e shkrumbuar kereëjtësisht atë.
Qeveria ka deklaruar se do nisin menjëherë hetimet për të zbardhur përgjegjësitë ndërsa banorët kishin shprehur prej kohësh shqetësime sigurie lidhur me materialin izolues të pallateve. Nga 128 viktima, vetëm 39 janë identifikuar deri tani.

