Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Astirit të vendosur: Ne i çuam për le*h Gjiknurin, Ahmetajn dhe Qendron, ta provojë Rama të vijë këtu


Banorët e Unazës së Re janë futur në ditën e 94-t të protestës së tyre, duke kundërshtuar shembjen e banesave të tyre në kuadër të projektit për Unazën e Madhe.

Protestuesit i kanë kërkuar kryeministrit Edi Rama të anulojë menjëherë projektin, ose në të kundërt do të përballet me një rezistencë të fortë.

Një nga banorët e Astirit para kamerave, i përmendi kryeministrit se pikërisht për shkak të protestës së tyre kanë dalë në shesh aferat korruptive dhe për këtë arsye janë larguar një pjesë e ministrave.

“Kjo protestë, këta banorë, kanë çu për le*h Damian Gjiknurin, këta banorë kanë çu për le*h Afrim qendron, këta banorë kanë çu për le*h Arben Ahmetajn, këta banorë me protestën e tyre e bashkë me studentët kanë çu për le*h 70% të qeverisë Rama. Edi Rama ta harrojë që me këto kukulla që zëvendësoi hajdutët do ia mbushë mendjen banorëve të Unazës e të Shqipërisë.”, tha protestuesi i cili më tej përmendi një thirrje për ministren e re të Infrastrukturës, Belinda Ballukun.

“Ministrja Balluku ta mendojë mirë nëse do të vijë këtu, arkivolat janë ato që do sjellin. Hajdeni në Unazën e re dhe do e shikoni si do përfundoni.”, tha protestuesi i cili vazhdoi më tej duke thënë se “Rama po deshi ta provojë të vijë këtu”.

Nën thirrjet “Shtëpitë tona do t’i mbrojmë me gjak”, protesta vazhdon dhe banorët e Astirit kanë sjellë edhe fëmijët me ta.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *