Vendosni fjalën kyçe....

Mamdani: Jo vetëm do e mbrojmë tranzicionin e fëmijëve transgjinorë, por do festojmë e kujdesemi për ta (Video)


Kryebashkiaku demokrat i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, është zotuar jo vetëm të mbrojë fëmijët transgjinorë dhe ata që duan të bëjnë një tranzicion të tillë, por edhe t’i mbështesë dhe të përkujdeset për ta.

Ai e bëri deklaratën gjatë një bashkëbisedimi me aktivistin Matt Bernstein.

Bernstein: Zohran, përgëzime për fitoren. çfarë mesazhi keni për fëmijët transgjinorë që mund të nisin tranzicionin e tyre?

Mamdani: Ndoshta bëhet fjalë për një tranzicion të një lloji tjetër, por ne do e bëjmë këtë qytet të tillë që jo vetëm e mbron trancizionin e fëmijëve transgjinorë por gjithashtu e feston dhe çmon atë.

Bernstein: Ne i urojmë kujtdo që kërkon të bëjë një tranzicion, ta ketë sa më të ëmbël dhe të këndshëm, që të jetë si e Zohranit.

Zohran Mamdani fitoi zgjedhjet për bashkinë e Nju Jorkut para tre javësh. Ai ka nxitur jo pak polemika me deklaratat e tij në mbështetje të trangjinorëve dhe çështje të tjera të mprehta. Gjatë fushatës ai u zotua të rrisë taksat për kompanitë e mëdha, të zgjidhë çështjen e strehimit dhe transport falas.