
Kreu i PD-së Berisha akuzoi kryeministrin Rama e zv.kryeministren Balluku se i janë vërsulur Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar vendimin.
Në konferencën e përditshme për shtyp nga selia blu, kryedemokrati tha se vendimi I Gjykatës së Posaçme pëër pezullimin e Ballukut është i ligjshëm.
“Këta bashkëhajdutë shkuan së bashku në Gjykatën Kushtetuese për të përmbysur vendimin e ligjshëm të GJKKO-së dhe po përdorin për këtë qëllim të gjitha mjetet e presionit ndaj kësaj gjykate që u jap edhe pushteti.”, tha Berisha.
Kryedemokrati ceku disa raste pezullimesh të ministrave nga gjykatat në disa vende të Evropës duke hedhur poshtë deklaratat e Ramës gjatë konferencës me Komisioneren për Zgjerim Marta Kos, se ajo që kishte ndodhur në Shqipëri është e paprecedentë.
“Nuk mund të them se është ndikim ndërkombëtar apo është vendosmëri për të zbatuar ligjin në kushte kur Lubia, Ervisi dhe Edi Rama tregonin gjithçka të mbrapshtë që po bënin me mesazhet e tyre. Dhe në këto raste gjykatësi, prokurori, hetuesi, ose do humbiste çdo fytyrë dhe do i thoshte burgut hapu se, një ditë ato do të hetohen prap, ose do bënte këtë që bëri, zbatoi ligjin dhe e zbatoi me lehtësi. E thashë edhe njëherë, unë insistoj dhe do të vij këtu para jush të ju faktoj se, ata kanë vepruar si organizatë kriminale. Edi Rama, Lubi Balluku dhe ato kryesorët e drejtorisë së rrugëve, do e shoh se çfarë funksionesh kanë, ato në dokumente figurojë organizatë kriminale. Dhe nëqoftëse hetimi, nëqoftëse gjykata do ti kualifikonte, do të nderonte plotësisht ligjin. Sepse në çdo rast tjetër, kur 5-6 vetë bëhen bashkëautor në një vjedhje, apo në një krim, quhen organizatë kriminale. Kurse këtu nuk u quajtën. Po të ishte kllaposur Edi Rama me Lubinë si drejtues të një organizate kriminale, do e shihnit se si shkonte zhvillimi.”, tha Berisha.