
Përmbytjet masive të shkaktuara nga reshjet e dendura kanë goditur jugun e Tajlandës, duke lënë qytetin turistik Hat Yai nën ujë deri në bel. Qeveria shpalli gjendjen e emergjencës në provincën Songkhla, ndërsa autoritetet konfirmuan të paktën 13 viktima në katër provincat e prekura, përcjell DW.
Marina tajlandeze po dërgon një flotë prej 14 anijesh dhe aeroplanmbajtësen Chakri Naruebet, e pajisur me helikopterë, ekipe mjekësore dhe kuzhina fushore me kapacitet 3,000 vakte në ditë. Anija do të shërbejë edhe si spital lundrues.
Ekipet e shpëtimit po evakuuojnë banorët me varka, motorë uji dhe mjete ushtarake. Mbi 1,200 persona janë larguar nga zonat e përmbytura në Hat Yai, ndërsa kryeministri Anutin Charnvirakul ka dërguar forca dhe mjete shtesë.
Agjencia meteorologjike paralajmëron për reshje të tjera të forta dhe rrezik për përmbytje të rrufeshme. Dallgët pritet të kalojnë tre metra, ndaj mjetet e vogla lundruese janë urdhëruar të qëndrojnë në breg.
Përmbytjet kanë prekur gjithsej nëntë provinca të Tajlandës dhe tetë shtete në Malajzi, me nivele uji deri në dy metra dhe rreth 1.9 milionë persona të prekur.