Vendosni fjalën kyçe....

Niveli i ujit në shtratin e lumit Drin pranë kuotës maksimale



Niveli i ujit në shtratin e lumit Drin është afër kuotës maksimale, duke shtuar frikën për përmbytje të mëtejshme në zonë. Situata është rënduar edhe për shkak të punimeve që po kryhen paralelisht në të gjithë sistemin e kullimit të ujërave të zeza dhe të bardha në qytetin e Lezhës.

Për shkak të këtyre ndërhyrjeve, aftësia e rrjetit për të përballuar reshjet intensive është kufizuar, duke krijuar vështirësi të mëdha në disa lagje të qytetit, të cilat po përballen me përmbytje të përsëritura.

Autoritetet lokale po ndjekin nga afër situatën, ndërsa qytetarët kërkojnë masa urgjente për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm.