
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi Belinda Ballukun se çdo veprim i saj për tunelin e Llogarasë është i diktuar nga Edi Rama. Berisha tha se Prokuroria nuk ka ngritur akuzë dhe po lejon Ballukun të pengojë hetimin dhe të prishë prova.
Ai shtoi se SPAK ka qenë lehtësues ndaj saj dhe se aktakuza tregon për një grup të strukturuar kriminal që ka përvetësuar paratë e taksapaguesve shqiptarë në mënyrë banditeske, duke kërkuar rikualifikimin e vepraes penale.
“Çdo akt apo veprim i Lubi Ballukut për tunelin e Llogarasë është i diktuar nga Edi Rama.
Prokuroria jo vetëm që nuk ka ngritur akuzë por po e lejon atë të bëjë gjithçka për të penguar hetimin dhe prishur provat.
Për të mbrojtur Belinda Ballukun, në fakt veten tij.
SPAK ka qenë lehtësuese, sepse kushdo që lexon akuzën e saj konstaton se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, keqbërës të poshtër që janë sjellë me paratë e taksapaguesve shqiptarë në mënyrën më banditeske.
Lubia, disa drejtorë, disa përgjegjës të prokurimeve, nuk është vetëm Balluku,.
SPAK heziton t’i quajë organizatë kriminale.
Vetëm me tunelin e Llogarasë u vodhën 190 mln euro. Në Unazën e Tiranës u vodhën 300-320 mln euro.
Kërkoj rikualifikimin e veprës së tyre, nuk mund të kalohet nga një vjedhje e madhe në një vjedhje tjetër të madhe”, tha ai.