
Shoqatat e bizneseve prezantuan sot kërkesat e tyre në dëgjesën për projektligjet e paketës fiskale në Komisionin e Financave dhe Ekonomisë.
Kryetari i Shoqatës së Blegtorëve të Qumështit Gentian Lalaj kërkoi që kompensimi i TVSH-së 10% të mos bëhet nëpërmjet autofaturave të lëshuara nga përpunuesi, por me faturim direkt nga fermeri. Për shoqatën e blegtorëve autofatura e lëshuar prej përpunuesve është abuzive.
“Shitja e qumështit deri në 70% ndodh pa fature, pasi autofatura është një abuzim ndaj fermerit që përpunuesi e pret, kur e ku i duhet, sa i duhet me çmimin që i duhet, për të rregulluar bilancin e tij mujor apo vjetor apo për të qenë në rregull me veten e vet.
Nuk e kuptojmë pse nuk rregullohet, domethënë, pse nuk ka një kontroll nga qeveria që të ketë një faturim direkt të mallit nga qumështi. Le të themi kemi një fermë me nëntë lopë, prodhojnë 30 litra për lopë, 270 litra qumësht. Nuk e kuptoj pse nuk ky fermer ose kjo fermë nuk duhet ta faturojë vetë, prodhimin e saj. baxhot e vogla punojnë deri në kufirin 10 mln lekë për të mos kaluar në TVSH, dhe kjo është arsyeja pse blegtorit shqiptar i merret qumëhsti me 45 deri 50 lekë. Kjo do të sjellë që nëse 100 mijë litra, fermeri do të faturohet vetëm 50 mijë.
Kompensimi 10% të jepet kundrejt faturës që lëshon vetë fermeri”.
Shoqata e Blegtorëve gjithashtu kërkoi edhe barazimin e TVSH-së për blerjet dhe shitjet e mallrave me TVSh të fermerit, si dhe zbatimin e skemës së kompesimit mbështetur mbi litra qumësht të prodhuar.
“Ne kërkojmë një barazim të TVSH-së sa të doni vendoseni ju, 20 me 20%, 5 me 5% ose 10 me 10%. Ne që shesim qumësht, por dhe si blerës si ferma që jemi, ne sot gjendemi në realitetin që fermerët shqiptarë që prodhojnë misër, prodhojnë elb, prodhojnë jonxhë, nuk na i shesim dot produktet e tyre, sepse edhe ne nuk mund t’i blejmë dot. Nuk i blejmë dot për arsye se ne nuk na njihen TVSH-ja në sistem i blerjeve që mund të bëjmë. Sepse nëse po bëjmë një krahasim orë, nëse 1 kg misër është 25 lekë, për grumbulluesi ta sjell tek ferma 30 lekë, sepse ta jep me TVSH. Neve nuk mund t’ia paguajmë 30 lekë, sepse ajo 5 lekë do ta na transformojë në pagesë në fundin e muajit për kundrejt shtetit.
Por nëse shteti do të na njihte fiskalisht fermerin e vogël, që mund të njihte TVSH-në, në faturën që ai do të presë për kile, misër, kile, elb, kile, jonxhë apo çdo produkt që ai mund të prodhojë, neve do të ishim të gatshëm të blinim të gjitha produktet që ne na rrethon, nëse secili prej nesh në fermat tona.
Kemi sugjeruar gjithashtu subvencion lekë për litër për prodhuesit e qumështit, të paktën për 2 vjet. Kjo do të sillte formalizim të tregut deri 95%. Kjo do të sillte deklarim të prodhimeve bujqësorë. Nuk do të kishte abuzim më nga përpunuesit. Por nga Ministria e Bujqësisë është shpjeguar që kjo skemë nuk pranohet nga Bashkimi Europian”.
Eduart Sharka përfaqësues i Sindikatës së Fermerëve të Bashkuar tha se në parim projektligji është i mirëpritur, por ka defekte që krijojnë pabarazi.
“Përjashton nga kompensimi fermerët që janë subjekt i TVSH, 30 deri 40% e fermerëve tregtojnë te biznese të vogla që nuk janë subjekt i TVSH-së, dhe përjashtohen kjo fashë e fermerëve që tregtojnë te bizneset e vogla”, pohoi ai./Monitor