Vendosni fjalën kyçe....

Shoqata e Bankave kundërshton tavanin 500 mijë lekë për pagesat cash


Pjesë e paketës fiskale 2026 është vendosja e një tavani të ri për pagesat cash të qytetarëve, por Shoqata e Bankave e konsideron kufirin prej 500 mijë lekësh të papranueshëm dhe shumë më të lartë se standardet e vendeve të rajonit dhe BE-së.

“Ne kemi kërkuar me kohë tavan për pagesat me cash për individët. Për herë të parë vendoset tavani për individët. Por vendosja për individët e një tavani 500.000 lekë është jashtë çdo analize, jashtë çdo eksperiencë, jashtë çdo përvoje.

Ne kemi eksperienca, ka si vende Gjermania që ka 10.000 euro, veprimin e cash, Holanda e ka 3000 euro, Italian duhet ka 2000 euro.

Po ka Greqia, Maqedonia e Veriut, Hungaria e ka nga 500 euro. Po si ka mundësi t’i lë një individ 500,000 lekë, kur rroga mesatare, deri 90,000 lekë.

Çfarë do bëjmë? Do i themi që mos e kalon më pagën në bankë. Merri para thjesht dhe bë veprime sa do duash, apo duam të stimulojmë veprime cash të një grupi që kanë këto të ardhura?

Propozimi i ynë është diku tek 60.000 lekë, për të mos nxitur veprimin e cash”, tha Spiro Brumbulli sekretar i Shoqatës së Bankave. 

Deri në fund të qershorit 2026 të gjithë bizneset në fushën e turizmit dhe të transportit duhet të pajisen me terminalin POS për të bërë pagesa me kartë dhe deri në fund të 2026-ës e gjithë sipërmarrja duhet të ketë këtë alternativë. Por shoqata e bankave a rezerva për afatet.

“Vendosja e një kanali alternativ për pagesat është mirëpritur, por kemi problem me afatin se deri në fund të vitit 2026 kemi frikë se s’do e realizojmë”, tha Brumbulli.