Vendosni fjalën kyçe....

Rrugë të bllokuara dhe mungesë energjie elektrike në Korçë si pasojë e motit të keq



Pasojat e motit të keq vazhdojnë të jenë aktive në qarkun e Korçës, ku disa akse rrugore mbeten të bllokuara nga inertet, ndërsa në disa zona ka ndërprerje të energjisë elektrike.

Në Bashkinë Maliq vijon puna për normalizimin e situatës. Në aksin rural Lozhan–Mesmal, fadroma po punon për largimin e inerteve nga shtrati i rrugës, ndërsa paralelisht punohet intensivisht për mbylljen e çarjes në argjinaturën e lumit Devoll.

Në bashkitë e tjera të qarkut vazhdon puna për zgjidhjen e situatave problematike, por nuk raportohet për problematika të reja.

Ndërkohë, në aksin Qafë Plloçë – Qukës, kontraktori vijon largimin e inerteve nga shtrati i rrugës.

Aktualisht, 50 abonentë janë pa energji elektrike, pasi NST Rehovë është pjesërisht në punë.