Vendosni fjalën kyçe....

Pezullimi i Ballukut, letra e Ramës për Kushtetuesen: Sjell pasoja të rënda shtetërore e shoqërore


Sipas kryeministrit Rama, vendimi i Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku, cenon kompetencat e kryeministrit, presidentit dhe Kuvendit.

Në letrën drejtuar Gjykatës Kushtetuese më 21 nëntor, kryeministria thotë se pezullimi i Ballukut sjell pasoja të rënda të interesit shtetëror e shoqëror pasi krijon boshllëk institucional dhe frenon propozimin e projekteve me rëndësi kombëtare për integrimin e vendit në BE.

“Pezullimi sjell pasoja të rënda të interesit shtetëror e shoqëror duke krijuar vakuum institucional, pasi pamundëson propozimin e projekteve me rëndësi kombëtare për integrimin në Bashkimin Evropian, rreth 800 projekte për t’u miratuar deri në fund të 2027 nga ministria që drejtohet nga ministri i pezulluar”, thuhet në letrën dërguar Kushtetuses.
Sipas qeverisë, Balluku nuk mund të pezullohej nga detyra, pasi si anëtare qeverie gëzon të njëjtat të drejta me deputetët, shkruan Shqiptarja.

Zv.kryeministrja Balluku akuzohet nga SPAK për tunelin e Llogarasë dhe lotin 4 të Unazës së Madhe.

Në arrest shtëpie janë edhe kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli dhe administrtatori i KESH-it Erald Elezi.