Vendosni fjalën kyçe....

Disa zona të Tiranës do kenë furnizim të kufizuar me ujë nesër


 

Disa zona të Tiranës do kenë kufizim me ujë të rrjedhshëm ditën e nesërme.

Sipas ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve shkak për kufizimin është bërë rënia e një masivi shkëmbor pranë digës së Bovillës, që ka dëmtuar një tub furnizimi.

Zonat që do kenë kufizim në furnizimin me ujë janë Qendra, Lapraka, 21 Dhjetori, Ish-Parku i Autobusëve, Tirana e Re, Blloku e Yzberisht.