
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, po zhvillon një vizitë zyrtare në Zagreb, ku do të pritet nga Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanović.
Ajo do të ketë gjithashtu një takim bilateral dhe një konferencë për shtyp me Ministrin e Punëve të Jashtme kroat, Gordan Grlić-Radman, si dhe një takim me Komitetin për Çështjet e Jashtme të Parlamentit kroat.
Gjatë vizitës do të diskutohet forcimi i marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve dhe hapat e mëtejshëm të partneritetit strategjik, përfshirë organizimin e takimit të parë ndërqeveritar.
Fokusi do të jetë te bashkëpunimi ekonomik, veçanërisht në sektorët e energjisë, turizmit dhe infrastrukturës, si dhe projektet rajonale si Korridori Blu, Korridori VIII, Nisma e Tri Detëve dhe gazsjellësi Adriatiko–Jonian për lidhjen energjetike Kroaci–TAP.
Spiropali do të mbajë gjithashtu një ligjëratë për studentët e Fakultetit të Shkencave Politike në Universitetin e Zagrebit me temën “Shqipëria, një vlerë e shtuar në BE”.