Vendosni fjalën kyçe....

SPAK regjistron procedim penal për zv.kryeministren Belinda Balluku e deputetin e PS-së Ceno Klosi


SPAK ka regjistruar procedim penal ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku dhe deputetit të PS-së Ceno Klosi, raporton BW.

Prokuroria speciale bën me dije se procedimi penal ka ardhur pas një kallëzimi penal nga Adriana Kalaja, e cila ka qenë më herët anëtarë e Këshillit Kombëtar të PD-së.

Kalaja e akuzon Ballukun për shkelje të barazizë në tendera dhe korrupsion pasiv. Ajo kërkon hetim pasuror ndaj zv.kryeministres e cula është e pezulluar me vendim të Gjykatës së Posaçme pasi është nën hetim për tunelin e Llogarasë dhe lotin 4 të Unazës së Madhe.

“Materiali kallëzues shtesë ardhur dhe protokolluar më datë 16.09.2025, në lidhje me këtë kallëzim është administruar në kuadër të procedimit penal Nr.95, viti 2025. Ky procedim penal është në fazën e hetimeve paraprake”, thotë SPAK.