Vendosni fjalën kyçe....

Në gjendje të dehur përplasi dy makina, pranga 43-vjeçares në Tiranë


Një 43-vjeçare është arrestuar në Tiranë pasi në gjendje të dehur ka përplasur dy makina të parkuara.

Nga përplasja ka pasur vetëm dëme materiale, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi

“Specialistët e qarkullit rrugor arrestuan shtetasen A. V., 43 vjeçe, pasi dyshohet se me automjetin të cilin e drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur 2 automjete të parkuara.”