Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Vij nga Brazili me sihariqe, kemi miq më shumë se kurrë, s’ikim pa larguar Ramën e Ballukun


Kreu i PD-së Berisha tha sot se kryeministri Rama dhe zv.kryeministrja Balluku do ikin të tmerruar.

Në fjalën e tij të shkurtër para dhjetëra deputetëve e qytetarëve, kryedemokrati tha se sapo ishte kthyer nga Brazili dhe se garantonte se opozita kishte miq më shumë se kurrë.

Ai përsëriti akuzat ndaj dyshes Rama-Balluku ndërsa shtoi se zhvillimet e fundit e kanë motivuar më shumë se kurrë.

“Vij sot nga Brazili për t’ju garantuar se kemi miq më shumë se kurrë. Folëm për Ukrainën, folëm për Venezuelën dhe Ramaduron. Të dashur miq, këto mesazhe janë shumë inkurajuese për ne. Muret kanë veshë. Ua them unë çfarë ndodhi. Rama i kërkoi të japë dorëheqjen ndërsa ajo iu përgjigj se nuk e jepte se pastaj e priste burgu. Rama i thotë po dhe mesazhet e tua në dosje janë shumë më të këqija se të miat. Ke 60 mesazhe të Evis Berberit në dosje, që thonë se ke diktuar tenderat. Janë kapur duke vjedhur dhe prapë nuk largohen. Do i largojmë. Erdhëm këtu për të mos ikur nga ky shesh pa fitore, çdo qytetar duhet ta dijë se ky shesh do pëmbushë misionin e saj kur shqiptarët t’i largojnë këta hajdutë nga qeveria. Ndaj dhe u bëj thirrje shqiptarëve, shpirtit të tyre të protestës, idealeve të tyre të lirisë, të ngrihemi sepse këta hajdutë po vjedhin paratë, po vjedhin të ardhmen tonë, po shkatërrojnë Shqipërinë”, tha Berisha.